KE i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës
Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 26 April 2018
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vetë të radhës në drejtimin e presidentit Fadil Vokrri e ku diskutoi për zhvillimet dhe çështjet me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE diskutoi dhe miratoi Projekt buxhetin e FFK-së për Vitin 2018, i cili përmbushë kërkesat dhe është i realizueshëm për mbarëvajtjen dhe funksionimin e FFK-së, shkruan infokusi.
Po ashtu KE e mirëpriti Raportin e auditimit nga FIFA. Në vazhdim KE analizoi edhe rrjedhën e Kampionatit duke konstatuar se kampionati po rrjedhë sipas dinamikës së paraparë e ku po vërehet edhe një mobilizim dhe organizim i klubeve dhe i gjithë faktorëve relevant. Garat po shënojnë rritje të cilësisë dhe rivalitetit sportivë ku skuadrat janë në garë qoftë për titull qoftë për ta ruajtur statusin elitë apo për largim nga liga, që e bën edhe më cilësore e joshëse garën.
Ndonëse u diskutua edhe për ndeshjen e fundit Llapi-Drita, një ndeshje e shumëpërfolur në opinion, por si rast i izoluar dhe organet e FFK-së i kanë marrë të gjitha masat e duhura në përputhje me aktet normative madje duke e njoftuar edhe UEFA-n për këtë rast. Në këtë drejtim FFK-ja kërkon nga mediet, që të jenë sa më të kujdesshme në plasimin e lajmeve të cilat nuk janë të konfirmuara dhe që kanë për qëllim të dëmtimit të imazhit të futbollit e Kosovës dhe FFK-ja është dhe do të jetë gjithmonë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjithë me qëllim të pasqyrimit të së vërtetës.
Me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të futbollit të Kosovës, KE ka diskutuar një strategji dhe ka caktuar prioritetet e saj. Po ashtu gjerësisht është debatuar për gjetjen e një sistemi të garave që përputhet me kushtet, ruajtjen e cilësisë së lojës së futbollit dhe mbajtjen në nivel të futbollistëve. Në këtë drejtim është debatuar edhe për shkurtimin e Ligës në 10 ekipe, por paraprakisht do të zhvillojë një debat të hapur që nga dita e nesërme me të gjithë faktorët relevant, siç janë klubet, këshillat profesionale, profesionistët e fushës, gazetarët dhe mbarë shoqëria në mënyrë që të në një të ardhme ta sigurohet një sistem i mirë i garave që i përgjigjet Kosovës. Janë shqyrtuar edhe shumë çështje në mbarëvajtjen e garave si dhe KE ka shqyrtuar kërkesat dhe parashtresat drejtuar KE-së.
Të tjera
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...