Lajme

KDI për dështimin e mbledhjeve të Kryesisë: Faji tek opozita, po shkojmë drejt bllokimit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 10 July 2023

Arbër Hajdari nga KDI është shprehur se arsyeja kryesore e dështimit të mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës qëndron tek mungesa e përkrahjes nga ana e opozitës.

Hajdari në një prononcim për GazetaBlic shtoi se, ky fenomen ka filluar qysh nga pranvera.

Arsyeja e mungesës së dështimit të mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit qëndron te mungesa e përkrahjes së partive opozitare dhe ky fenomen është shoqëruar nga seksioni pranveror i Kuvendit veçanërisht javët e fundit”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas tij, gjatë muajit të fundit diku rreth 5 mbledhje të Kryesisë kanë dështuar dhe shumica e seancave parlamentare janë mbajtur të thirrura drejtëpërdrejtë nga Kryetari i Kuvendit, nëse ai e zotëron atë të drejtë.

Sipas Hajdarit, mospërkrahja e punës parlamentare dhe bojkotimi i mbledhjeve të kryesisë nga opozita paraqet bllokimin e Kuvendit. Ndonëse në kuptim të numrave, sipas tij? kjo pozitë mund të kalojë një projekt të projektligjeve dhe iniciativave që kërkojnë një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve dhe përgjatë nbledhjeve, ai thotë se kjo shumë shpesh ka pasur të pamundur me i mbledh edhe këta numra.

Ai shtoi se në këto rrethana kjo pozitë lëre që nuk do të mund të votoj projektligje apo marrëveshje ndërkombëtare që ia kërkojnë një shumicë prej 80 deputetëve, por nuk do të ja dalë të votojë as edhe projektligjet më të thjeshta që do të jetë 50 + 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera