KDI: Kuvendi miratoi 69% të projektligjeve, sfidë mungesa e deputetëve
Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 03 January 2023
Kuvendi i Kosovës nga 151 projektligje sa kishte planifikuar për vitin 2022, ka miratuar 111 të tilla. Ndërsa në vazhdimësi ka pasur mungesa të deputetëve, duke shkaktuar edhe mungesë të kuorumit. Kështu tregojnë të gjeturat e monitoruesve të punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ndonëse e kemi dëgjuar shumë shpesh në seancat e Kuvendit këtë fjali të krye parlamentarit Glauk Konjufca, megjithatë, Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2022 ka pas performansë të mirë. Kështu vlerësojnë edhe monitorues të punës së Legjislativit. Monitoruesi në Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), Arbër Thaçi, tha se agjenda e Kuvendit për vitin 2022 ka qenë e ngarkuar, megjithatë, rreth 69% e planifikimeve legjislative janë përmbyllur me sukses, e janë zhvilluar mbi 300 mbledhje nga komisione parlamentare.
“Nga 151 projektligje që zinin vend të planifikimi legjislativ janë miratuar 111 të tilla. Kjo paraqet arritje të dalluar të parlamentit dhe punës së tij”, ka thënë Thaçi.
Thaçi megjithëkëtë tha se Kuvendi është përballur në shumë raste me mungesë të deputetëve.
“Mungesa e një pune parlamentare më të organizuar. Gjatë viti 2022 kemi hasur në ngarkim të agjendës parlamentare, po ashtu në mesin e ngecjeve është edhe mungesa e deputetëve. Mbi 1700 herë kanë munguar gjatë vitit të plotë”, është shprehur Thaçi.
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, tha për Radio Kosovën se Kuvendi është karakterizuar edhe më miratimin e projektligjeve me procedurë të përshpejtuar, ani pse kjo ka qenë vërejtje edhe në Raportin e Progresit për Kosovën
“Kuvendi është karakterizuar edhe me miratimin e projektligjeve me procedurë të përshpejtuar. Menjëherë pas publikimit të Raportit të Progresit në të cilin është evidentuar kjo çështje, dy ditë me pas Kuvendi votoi dy projektligje më procedurë të përshpejtuar”, ka deklaruar Jakaj
Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës do të fillojë me shumë projektligje të cilat kanë dështuar të kalojnë gjatë këtij viti. Një nga ta është edhe Projekt kodi civil i cili ka dështuar të kalojë në lexim të parë.
Të tjera
-
Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë
Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Opozita e gatshme për zgjedhje
Partitë opozitare në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë...
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...