Lajme

KDI-ja: Kosova shënon ngecje në luftën kundër korrupsionit për vitin 2020

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 28 January 2021

Kosova ka ngecur në luftimin e korrupsionit gjatë vitit 2020, sipas “Indeksit  për perceptimin e korrupsionit  për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë shtypi të Instituti Demokratik të Kosovës,  u tha se emërimet politike dhe nepotizmi janë dy faktorët ku Kosova duhet përmirësuar.

Adelina Hasani nga KDI-ja, tha se Kosova sipas këtij raporti vlerësohet në mesin e vendeve më të korruptuara.

“Për vitin 2020 konfirmohet stangim në luftën kundër korrupsionit”

-Advertisement-

“Kosova shënon 36 pikë duke u radhitur në pozitën e 4. Kosova në vitin 2017 pati arritur pikët më të larta. Shqipëria ka marrë një pikë më shumë se në vitin 2017”, është shprehur ajo.

“Bazuar në rezultatet e indeksit KDI-ja vlerëson që duhet të bëhen ndryshime në pavarësimin e punës në sistemin e drejtësie. Pastaj lufta kundër korrupsionit është një ndër sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova. Ka emërtime partiake e nepotizëm. Kurse si fushë të tretë përmendim transparencën e proceduarve të prokurimit”, ka përfunduar ajo.

Ndërsa, Florent Spahija nga KDI-ja ka thënë se korrupsioni vazhdon të jetë problem global.

“Indeksi i perceptimit të korrupsionit nuk dallon nga vitet e tjera. Korrupsioni vazhdon të jetë problem global. Vendet më pak të korruptuara marrin 100 pikë, kurse ato më shumë me 0 pikë. Danimarka ka 88 pikë. Kurse vendin e fundit Somalia. Mesatarja globale e pikëve është 43 pikë. Kurse ajo evropiane 66 pikë. Nga 180 shtete 120 kanë më pak se 20 pikë. 132 kanë mbetur me pikë të njëjta. Kurse në 22 shtete kemi rënie të korrupsionit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera