KDI flet për shkeljet në prokurimin publik, askush nuk ndëshkohet
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 28 April 2017
Mungesa e përgjegjësisë individuale dhe llogaridhënies së anëtarëve të komisioneve vlerësuese vazhdon të përcjellë proceset e prokurimit publik. Edhe pse ligji për prokurimin publik parasheh përgjegjësi individuale për vlerësuesit e tenderëve, KDI ka gjetur se deri më tani në praktikë nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor kundër personave që kanë vlerësuar “gabimisht” tenderët në rastet kur këta të fundit janë anuluar apo kthyer në ri-vlerësim.
Gjatë analizës së 90 vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për periudhën janar-mars 2017, lidhur me ankesat e Operatorëve Ekonomik, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vërejtur se një nga shkaktarët kryesor në anulimin e procedurave të prokurimit ka të bëjë me procesin e vlerësimit të ofertave.
“Nga 41 vendime në favor të Operatorëve Ekonomik, shkeljet më të mëdha ligjore janë evidentuar në procesin e vlerësimit të ofertave (74%), 23 % kanë të bëjnë me specifikat teknike dhe përpilimin e dosjes së tenderit dhe 3% shkaktarë të tjerë. Përkundër evidentimit të gjitha këtyre shkeljeve në vlerësim të ofertave, KDI nuk ka mundur të identifikoj asnjë masë ndëshkuese ndaj anëtarëve të komisioneve vlerësuese, sipas dispozitave ligjore. Përveç kësaj, edhe pse ligji definon se anëtarët e komisioneve vlerësuese do të marrin përgjegjësi individuale për vlerësimet e tyre, mënyra se si administrohen masat ndëshkuese për rastet e evidentuara nuk është e rregulluar me legjislacion sekondar. KDI kërkon nga Komisioni rregullativ i prokurimit publik (KRPP) përmes një legjislacioni sekondar që të përcaktoj organin dhe procedurat për aplikimin e masave për shkeljet ligjore, si dhe të procedojë me kërkim llogaridhënie nga komisionet vlerësuese për rastet e shkeljeve të identifikuara”, thuhet në komunikatën e KDI—së./KosovaPress/

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...































