Sport

KB Peja konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me Dardan Berishën

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 12 January 2021

KB Peja ka konfirmuar që basketbollisti, Dardan Berisha, do të vazhdoj bashkëpunimin me pejanët, shkruan Gazeta inFokus.

Ditëve të fundit është përfolur shumë për nja largim të mundshëm të Berishës nga Peja, megjithatë këtë e ka mohuar vet klubi me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook.

“Kapiteni i ekipit Dardan Berisha, është rikthyer në stërvitjet e klubit dhe me gjasë do të jetë i gatshëm që të përfshihet në skuadër që nga ndeshja radhës”, thuhej në njoftimin e klubit pejan.

-Advertisement-

Peja aktualisht gjendet në vendin e tretë me 23 pikë, dy pikë larg vendit të parë që i takon Rahovecit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera