Fun & Video

Kazinotë në Las Vegas hyjnë në grevë

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 23 May 2018

Dhjetëra mijëra punonjës të kazinove në Las Vegas mund të jenë në gjendje të pezullojnë punën për herë të parë pas më shumë se 30 vjet që kur anëtarët e sindikatave votuan për një grevë, e cila do të shkaktojë dëme të mëdha në qytet.

Rreth 25,000 anëtarë të sindikatave të hotelierëve që veprojnë në 34 objekte në të gjithë Las Vegas votuan për të hyrë në grevë dhe demonstruan forcën kolektive të organizatës më masive të punëtorëve të vendit në shtetin e Nevadës.

 

-Advertisement-

 

Ky veprim do të përmirësojë ndjeshëm pozitën e negociatorëve të sindikatave ndërsa kërkojnë të sigurojë kontrata të reja pesëvjeçare.

Kontratat e 50,000 punonjësve në sindikatat e bashkuara skadojnë më 31 maj dhe negociatat aktuale për kushtet e reja nuk kanë qenë të suksesshme.

Zyrtarët e sindikatave thonë se duan të rrisin pagat, të ruajnë vendet e punës që po shuhen për shkak të rritjes së përdorimit të teknologjisë dhe rregullave më të rrepta në lidhje me ngacmimet seksuale.

Një grevë e mundshme do të linte kazinonë e hoteleve pa kamerierë, derëtarë, roje, kuzhinierë dhe të tjerë. Sindikata kishte votuar për grevën në vitin 2002, por marrëveshja u arrit para pezullimit.

Greva e fundit ishte në vitin 1984. Ajo zgjati 67 ditë dhe çoi në humbjen e dhjetëra miliona dollarëve në të ardhura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera