Lajme

“Kauboj” i LDK-së përsëri mësynë deputetët në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 07 August 2020

Xhavit Ukaj, nuk po ndalë agresivitetin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Derisa ditë më parë i njëjti mësyu kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, tash ka bërë një veprim të ngjashëm përsëri, shkruan gazeta Infokus.

Ukaj, tash ka mësyrë deputetin e Vetëvendosjes Hajrullah Çekun, duke shkaktuar tollovi brenda Kuvendit.

-Advertisement-

Kjo ka bërë që kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani të kërkoj pauzë për të qetësuar situatën.

Burime të Infokusit brenda Kuvendit thonë që në tollovi pati edhe ofendime e të shara.

Gazeta Infokus pati raportuar se Ukaj agresiv nuk është veç tash, por kishte skandale edhe sa ishte në asamblenë e Prizrenit./Gazeta Infokus/.

Lexo edhe:

“Të ngrehi zhag”…Skandalet ndër vite të Xhavit Ukajt – Si e kishte kërcënuar edhe asamblisten e LDK-së në Prizren (VIDEO)

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera