Lajme

Katër të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 03 January 2023

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti për “Betimi për Derjtësi”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera