Lajme

“Jo kryeminister nuk e pranon” – Mesazhi i deputetit turk Fikrim Damka, kur flitet për pozita ne qeveri dhe kuvend, gjatë seancës konstituive

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 15 April 2025

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kamerat kanë kapur deputetin e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, duke shkëmbyer mesazhe që lidhen me propozimet për poste në Qeverinë e re.

Në mesazhin e dërguar drejt tij, përmendet mundësia që Emilja Rexhepi të propozohet për nënkryetare, ndërsa për një tjetër përfaqësues të komunitetit turk të kërkohet post zëvendësministror.

“Fidani le ta propozojë zv.ministrin në Ministri të Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare me marrë Emilija”, thuhet në mesazhin e dërguar Damkës.

-Advertisement-

Deputeti Damka, në përgjigjen e tij, sugjeron se propozimi nuk është pranuar nga kryeministri.

“Jo, kryeministri nuk e pranon, nuk po bi…”, ishte përgjigja e Damkës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera