Lajme

Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 11 October 2026

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas personelit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy