Lajme

Katër të helmuar pas një ahengu në një restorant të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 26 September 2022

Të dielën në mbrëmje, katër persona kanë përfunduar duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, si pasojë e helmimit nga ushqimi.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Podujevë, Ymer Llugaliu, i cili ka thënë se gjendja e tyre është stabile, por se tashmë ata ndodhen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

“Ata kanë kërkuar ndihmë të dielën në mbrëmje rreth orës 21:00. Kanë qenë katër persona të rritur dhe rasti ka kaluar në Kininën Infektive”, ka deklaruar ai për klankosova.

-Advertisement-

“Ata vetëm janë trajtuar me infuzion pas një ahengu në një restorant”, ka thënë Llugaliu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera