Ekonomi

Katër raste të grabitjes së bankave procedohen në prokurori

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 07 May 2018

Gjashtë raste të grabitjes së bankave komerciale janë shënuar në Kosovë nga viti i kaluar e deri në prill të këtij viti. Zyrtarë të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se katër nga këto raste i kanë proceduar në prokurori, përderisa dy raste ende janë duke i hetuar. Megjithatë, depozitat e klientëve në asnjë moment nuk janë rrezikuar

Disa raste të grabitjes së bankave komerciale kanë ndodhur në Kosovë, ku persona të armatosur dhe të maskuar kanë terrorizuar klientët dhe stafin e bankave.

Rastet e tilla të grabitjeve kanë alarmuar përfaqësuesit e bankave komerciale si dhe Bankën Qendrore të Kosovës, pasi që, siç thonë ata, siguria fizike e institucioneve financiare është indikator kyç i sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm në një vend.

-Advertisement-

Megjithatë, në asnjë moment nuk janë rrezikuar depozitat e klientëve, pasi që bankat që operojnë në Kosovë janë të qëndrueshme dhe mirë të kapitalizuara, duke pasur kapital të mjaftueshëm për të absorbuar humbjet e mundshme.

Policia: Katër raste të grabitjes së bankave janë proceduar në prokurori
Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se nga viti i kaluar e deri në prill të këtij viti në regjionin e Prishtinës kanë ndodhur gjashtë raste të grabitjeve të bankave komerciale. Katër nga këto raste, sipas zyrtarëve policor, janë përcjellë në prokurori kundër të dyshuarëve, kurse dy raste ende janë duke u hetuar nga policia.

Poashtu, sipas statistikave policore, në nëntor të vitit të kaluar në Prizren ishte vjedhur bankomati i një banke.

‘Policia gjatë kësaj periudhe, për shkaqe sigurie dhe hetimi të rasteve të ndodhura, ka bashkëpunuar me te gjitha institucionet relevante si dhe ka pasur kontakt memenaxherët e sigurimit të bankave dhe kompanive që bëjnë sigurimin e bankave me qëllim të parandalimit dhe ngritjes së sigurisë’, bëjnë të ditur zyrtarët e Policisë, duke shtuar se  në kuadër të angazhimeve dhe planifikimeve operacionele realizojnë plane konkrete për parandalimin e të gjitha veprave penale, duke përfshirë edhe grabitjet.

BQK: Të shqetësuar me rastet e grabitjes së bankave
Petrit Balija, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, ka thënë se siguria fizike e institucioneve financiare është indikator kyç i sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm në një vend. Sipas tij, në Kosovë duhet të bëhet më shumë në lidhje me këtë nga ana e institucioneve shtetërore. ‘Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës këtë vit ka rritur angazhimet e tyre dhe bashkëpunimin me sektorin bankar për të rritur sigurinë fizike dhe shpresoj që kjo dinamikë të vazhdojë më tutje dhe të prodhoj rezultatet e duhura’, ka shtuar Balija.

Edhe Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, thotë se gjatë viteve të fundit janë evidentuar disa raste të grabitjeve të bankave, të cilat, sipas tij, janë raportuar te autoritetet e zbatimit të ligjit që janë përgjegjëse për trajtimin e këtyre rasteve.

Ai ka shtuar se janë të shqetësuar nga rastet e grabitjeve të bankave.

‘Rastet e grabitjes së bankave paraqesin shqetësim për ne si rregullator dhe mbikëqyrës të bankave komerciale. Në vazhdën e takimeve të rregullta që kemi me bankat, çështja e sigurisë fizike të tyre ka qenë ndër temat kryesor, me ç’rast kemi kërkuar që të ndërmerren masa konkrete për parandalimin e këtyre rasteve dhe për përforcimin e menaxhimit të rrezikut operacional në përgjithësi. Po ashtu, me qëllim të përmirësimit të sigurisë për bankat, kemi zhvilluar komunikime edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme’, ka bërë të ditur Mehmeti.

Ai ka shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet e zbatimit të ligjit, të cilat po punojnë intenzivisht për të rritur sigurinë në ambientin e përgjithshëm afarist në Kosovë dhe sigurisht kjo nënkupton edhe rritje të sigurisë edhe për bankat.

Siguria e depozitave prioritet për institucionet bankare
Përkundër këtyre rasteve të grabitjeve, në asnjë moment nuk janë rrezikuar depozitat e klientëve, ku shuma e përgjithshme e tyre në sistemin bankar të Kosovës është mbi 3.1 miliardë euro.

Guvernatori Fehmi Mehmeti thekson se të gjitha bankat që operojnë në Kosovë janë të qëndrueshme dhe mirë të kapitalizuara, që do të thotë se kanë kapital të mjaftueshëm për të absorbuar humbjet e mundshme. ‘Në këtë kontekst, rastet e grabitjeve që kanë ndodhur nuk kanë dëmtuar në asnjë mënyrë depozitat e klientëve’, ka konfirmuar ai.

Edhe drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, pohon se siguria e depozitave të klientëve është prioritet për institucionet bankare, Bankën Qendrore dhe të gjitha institucioneve tjera relevante.’Depozitat e klientëve janë plotësisht të sigurta dhe nuk do të cenohen në asnjë formë nga këto raste, sidoqoftë këto raste paraqesin rreziqe të shumta duke filluar nga personeli i bankave dhe qytetarët që mund të jenë në afërsi të sulmeve të tilla e deri te humbjet tjera materiale dhe dëmet që i shkaktohen institucioneve bankare dhe sistemit financiar në përgjithësi, ka theksuar Balija.

Megjithatë, ai ka shtuar se rastet e tilla ndikojnë edhe në riskun e afarizmit në Kosovë që, siç thotë Balija,  mund të reflektoj negativisht edhe në kushtet e financimit për klient dhe cilësinë e shërbimeve. ‘Prandaj kërkohet që kjo çështje të trajtohet me shumë seriozitet nga të gjitha palët relevante që janë të obliguara me lijget në fuqi që të rrisin sigurinë në vend’, ka shpjeguar Balija.

 6 raste të grabitjeve të bankave komerciale kanë ndodhur nga viti i kaluar e deri më tani në Kosovë, bëjnë të ditur zyrtarët policor. Sipas tyre katër nga këto raste janë përcjellë në prokurori, kurse dy raste ende janë duke u hetuar nga policia.

Bankomati i një banke në nëntor të vitit të kaluar ishte vjedhur në Prizren.

‘Policia gjatë kësaj periudhe, për shkaqe sigurie dhe hetimit të rasteve të ndodhura, ka bashkëpunuar me te gjitha institucionet relevante si dhe ka pasur kontakt memenaxherët e sigurimit të bankave dhe kompanive që bëjnë sigurimin e bankave me qëllim te parandalimit dhe ngritjes së sigurisë’, bëjnë të ditur zyrtarët e Policisë së Kosovës.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy