Sport

Katër futbollistë humbën jetën në aksidentin me aeroplan, reagon presidenti i UEFA-s

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 25 January 2021

Katër futbollistë dhe presidenti i klubit brazilian, Palmas humbën jetën të dielën pasi aeroplani që po udhëtonin u aksidentua.

Ky grup udhëtonte ndaras nga pjesa tjetër e klubit, pasi kishin rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar edhe presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin.

-Advertisement-

“Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe klubin pas kësaj tragjedie” ka thënë ai.

Në vitin 2016, një aksident i ngjajshëm kishte ndodhur gjithashtu në Brazil, kur 19 pjesëtarë të klubit Chapecoense kishin humbur jetën.

Në janar të vitit të kaluar, në një aksident me aeroplan kishte humbur jetën edhe ylli i basketbollit, Kobe Bryant.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera