Rozë

Kate Middleton mposhtë sëmundjen e shtatzënisë.. rikthehet më sportive dhe e gjallë se kurrë

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 01 November 2017

Dy muaj më parë pallati Kensington do të jepte lajmin e papritur të shtatzënisë së tretë të dukeshës së Cambridge, Kate Middleton. Një lajm i cili do të habiste këdo, por do të mirëpritej si nga familja mbretërore ashtu edhe nga populli britanik që nuk do të vononte për të vënë baste emrat e mundshëm të trashëgimtarit/trashëgimtares së re.

Por, pavarësisht gëzimit Kate do të duhej të ndiqte një regjim të vështirë shtrati, sikundër në dy shtatzënitë e para, pasi vuante nga nga hyperemesis gravidarum, një gjendje gjatë të cilës gruaja shtatzënë vjell shumë më tepër nga ajo që mjekët e konsiderojnë normale.

-Advertisement-

Më pas ajo do të tërhiqej përkohësisht nga jeta publike duke rralluar pjesëmarrjet në evente të ndryshme, por më në fund një lajm i mirë: gjendja e dukeshës shtatzënë është përmirësuar dhe tashmë e ka kaluar momentin kritik.

Ditën e djeshme ajo ka vizituar Qendrën Kombëtare të Tenisit në Londër, ku është dukur rrëzëllitëse. Ndryshe nga herët e tjera, dukesha simpatike ka zgjedhur një veshje sportive, shumë larg fustaneve dhe takave të larta. Ajo madje ka luajtur tenis edhe me fëmijët e qendrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera