Rozë

Rita Ora përlotet në kujtim të Liam Payne

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 11 November 2024

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova Rita Ora, u shfaq tejet e emocionuar në një moment gjatë ceremonisë së MTV Music Awards, që u mbajt në Manchester të dielën.

Ajo e udhëhoqi këtë event dhe për një moment duke kujtuar mikun e saj, Liam Payne, u përlot.

Ora në fundin e ceremonisë foli për anëtarin e One Direction, me të cilin kishte bashkëpunuar në vitin 2018-të në këngën “For You” apo “Për ty”.

-Advertisement-

“Dua të ndaloj një moment, për të kujtuar një person që ishte shumë shumë i dashur për neve”, tha ajo, shkruan BBC.

“E humbën rishtazi. Ai ishte një pjesë e madhe e botës së MTV-së dhe e imja. Mendoj edhe e shumicës prej juve, në shtëpitë tuaja dhe kudo këtu sonte”, theksoi ylli botëror i muzikës transmeton Klankosova.tv

Liam Payne, vdiq më 16 tetor në një hotel në Buenos Aires, në moshën 31 vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera