Sport

Katastrof për Real Madridin para përballjes me Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 16 August 2017

Dënimi me pesë ndeshje mos-lojë ndaj Cristiano Ronaldos ishte një pikë shumë e diskutuar gjatë konferencës për shtyp të Zinedine Zidanes ku trajneri ishte kritik ndaj këtij sanksioni, komente të cilët i kanë sjell probleme.

Procedura disiplinore janë hapur kundër trajnerit nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve dhe francezi mund të gjobitet.

“Fjalët e tij janë duke u studiuar dhe ka mundësi që të shtrohet një ankesë dhe një gjobë për të”, i ka thënë një burim i Federatës së Futbollit të Spanjës gazetës spanjolle ‘Marca’.

-Advertisement-

Zidane nuk do të jetë figura e parë e profilit të lartë që pranon një dënim të tillë, pasi në të kaluarën edhe Gerard Pique dhe Jose Mourinho janë përballur me sanksione të ngjashme pas kritikave ndaj gjyqtarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera