Sport

Katalonja me skuadër ëndrrash

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 04 October 2017

Përveç anës politike, pavarësia e Katalonjës nga Spanja sigurisht që ka rëndësi të madhe edhe për futbolldashësit. Yjet katalonjas gjithmonë kanë luajtur rol kyç në triumfet e Spanjës në kompeticionet ndërkombëtare, por tani jemi duke u përballur me një realitet të ri. Tashmë, pas pavarësisë nga Spanja Katalonja mund ta pavarësojë edhe futbollin e saj dhe ta krijojë përfaqësuesen më të re në botë

Futbollistët katalonjas si Gerard Pique, Carles Puyol dhe Xavi kanë qenë pjesë e rëndësishme e ngritjes së përfaqësueses spanjolle gjatë viteve të fundit.

“Furia e kuqe” kishte dominuar futbollin evropian edhe atë botëror gjatë viteve 2008-2012, shkruan sot gazeta Zëri.

-Advertisement-

Së pari Spanja kishte fituar Kampionatin Evropian 2008, pastaj triumfoi në Kupën e Botës 2010 dhe gjithashtu arriti të mbrojë titullin evropian në vitin 2012.

 

Tani pas referendumit të së dielës për pavarësi, përveç anës politike sigurisht se ka shumë për t’u thënë edhe nga ana sportive.

Katalonja tashmë prej vitesh ka krijuar përfaqësuesen e saj të futbollit, e cila ka luajtur disa ndeshje miqësore jashtë juridiksionit të FIFA-s. \\

Shteti i Katalonjës nuk është pjesë e FIFA-s apo e UEFA-s dhe në rast të një pavarësie sigurisht se duhet të pranohet në këto organizata për të marrë pjesë në kampionatet evropiane apo edhe ato botërore.

Katalonjasit, të cilët tashmë kanë luajtur për Spanjën apo edhe për shtete të tjera, mund të lejohen që të përfaqësojnë këtë regjion siç kishte ndodhur edhe në rastin e Kosovës.

Gazeta angleze “Daily Mirror” sjell 11 futbollistët e mundshëm që do të luanin për Katalonjën

Kiko Casilla (Real Madrid, 1 paraqitje për Spanjën)

Një portier solid, por ish-lojtari i Espanyolit momentalisht është numri dy në klubin madrilen sepse para tij luan Keylor Navas.

Hector Bellerin (Arsenal, 3 paraqitje për Spanjën)

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit tashmë “ka zaptuar” vendin e tij te klubi londinez, por ende nuk ka arritur të bëjë një gjë të tillë me përfaqësuesen e Spanjës.

Gerard Pique (Barcelona, 91 paraqitje për Spanjën)

Qendërmbrojtësi i Barcelonës ishte një prej lojtarëve kyç në triumfin e Spanjës në Kupën e Botës 2010 dhe në Kampionatin Evropian 2012, por nuk është edhe aq i dashur në Spanjë për shkak të këndvështrimit të tij pro pavarësisë së Katalonjës.

Jordi Amat (Real Betis, nuk ka paraqitje për ndonjë përfaqësuese)

Ish-mbrojtësi i Espanyolit ka luajtur dy ndeshje për Katalonjën. Ai momentalisht është i huazuar nga Swansea te Real Betisi.

Jordi Alba (Barcelona, 55 paraqitje për Spanjën)

Mbrojtësi i majtë kishte shënuar në fitoren 4-0 ndaj Italisë në finalen e Kampionatit Evropian 2012 dhe prej kohësh është zgjedhja e parë tek Barcelona dhe Spanja.

Segio Bosquets (Barcelona, 99 paraqitje për Spanjën)

Zemra e mesfushës së Spanjës, i cili tashmë shihet si njeriu kyç që prej largimit nga Spanja të Xavi Hernandezit dhe të Xabi Alonsos.

Sergi Roberto (Barcelona, 3 paraqitje për Spanjën)

Mesfushori është rritur te skuadra e Barcelonës, por nuk është paraqitur për Spanjën që prej nëntorit të vitit 2016.

Xavi Hernandez (Al Sadd, 133 paraqitje për Spanjën)

Njëri prej lojtarëve kryesorë të taktikës së famshme ‘Tiki-taka’ të Spanjës. Momentalisht është duke luajtur në Katar dhe është afër fundit të karrierës së tij në futboll.

Cess Fabregas (Chelsea, 110 paraqitje për Spanjën)

Mesfushori ka qenë figurë kyç të Spanjës prej një dekade.

Keita Balde (Monaco, 15 paraqitje për Senegalin)

22-vjeçari i dalë nga akademia e Barcelonës kishte lindur në Girona dhe mund ta përfaqësojë Katalonjën.

Bojan Krkic (Alaves, 1 paraqitje për Spanjën)

Bojan fitoi ftesën e Spanjës në vitin 2008 pas një ngritjeje që e pati te Barcelona, kurse tani është në huazim nga Stoke City te Alaves.

Trajner: Pep Guardiola

Guardiola është trajneri më i suksesshëm që ka prodhuar ky regjion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera