Sport

Kastriot Rexha flet para sfidës me Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 23 November 2020

Feronikeli është nikoqir i Dritës, në duelin e vlefshëm për xhiron e 14-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Takimi nisë nga ora 13:00 dhe luhet të martën në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Para kësaj ndeshje për Gazetën inFokus ka folur sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, i cili ka thënë se përballja me Feronikelin është e rëndësishme.

-Advertisement-

Tutje ai ka shtuar se Nikli edhe pse po kalon në krizë të rezultateve ka skuadër shumë cilësore.

Drita – Kastriot Rexha, dihet gjithçka - Gazeta Online INSAJDERI

“Ndeshja ndaj Feronikelit për ne është një takim i rëndësishëm, pasi që me këto tre pikë do të shtonim presionin ndaj rivalit Ballkanit. Mendoj se Feronikeli është skuadër shumë cilësore edhe pse nuk është se janë mirë me rezultate”, deklaroi Kastriot Rexha.

Rexha dy vite me parë e kishte fituar titullin kampion me Feronikelin, ndërsa sezonin e kaluar me Dritën.

Ai mbetet njëri nder sulmuesit më të rrezikshëm në Superligë dhe edhe këtë vit synon titullin kampion me skuadrën nga Gjilani./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera