Kastriot Hulaj rrëfen se si iu largua panoja e NATO-S dhe UÇK-së në Deçan e bisedat me komandantin e KFOR-it i cili ishte në vend ngjarje
Autori: Hateme Smajli 13:36 | 20 June 2023
Një ngjarje që mori një vëmendje të madhe ditëve të fundit jo vetëm në Deçan ku ndodhi por në gjithë vendin ishte ajo e largimit të një panoje nga qyteti, e cila shkruante “UÇK faleminderit” dhe mbante edhe logon e NATO-s, e që është vendosur nga Deçanasi, Kastriot Hulaj.
Në një intervistë për Gazetën Infokus, Kastriot Hulaj ka rrëfyer detaje të reja nga bisedat që ka pasur me komandantin e bazës së KFOR-it në Deçan.
Ai ka rrëfyer se ideja ka qenë që kjo pano te vendosej për ditën e Çlirimit të Deçanit po që për shkak të disa parregullsive në pronën ku u vendosën, procesi u vonua.
“Po me të thënë të drejtën unë kam pasë me i qit me 16 qershor, ditën e çlirimit edhe këto kanë pasë me u hek me 1 korrik se i kom pas të kontraktume më i lëshu dikujt tjetër po u vonova në procedura. Kam pasë marrëveshje me pronarin e objektit edhe jemi kon në procedura tu e prit një pëlqim prej Ministrisë së Planifikimit Hapësinor për atë objekt. Sepse ai objekt ish kanë i ndërtum pa leje garazhda edhe atëherë pronari me disa ankesa – shkresa në komunë ka tregu që objekti është i ndërtum në 2019 dhe nqë qershor të vitit 2018 i nënshtrohet legalizimit. Këto tema kanë qenë duke i rregullu ata dhe përfundimisht Ministria me kërkesë të Komunës, komuna e ka dërgu si rast edhe u vonova shumë mirëpo masi pata shpenzu goxha shumë për shtypje atëherë thashë po i vendosi – montoj edhe pas datës së çlirimit”, deklaron Decanasi për Infokus.
Hulaj tregon se fillimisht përmes një telefonate me përkthyes nga KFOR-i iu kërkua largimi vetëm i logos në NATO-s nga ajo pano.
“Kur po më thirr KFOR-i, më ka thirrë përkthyesi i tyre më ka thënë që jam këtu me komandantin e KFOR-it, po ta bën një lutje me mirësinë më të madhe, nuk ke ba asnjë gabim asnjë shkelje por për shkak të tensioneve në veri me e largu flamurin e NATO-s, me e zevendësu me diçka tjetër. Pra kërkesa e parë ka qenë me largu veç logon e NATO-s, edhe unë i kam thanë pa problem për 30 minuta kam me e hek me zëvendësu me flamurin e Kosovës. Okej faleminderit shumë po na vjen keq, kaq ka qenë biseda e parë”, ka thënë ai.
Çfarë ndodhi më tej dhe si erdhi deri tek largimi i tërësishëm i kësaj panoje.
Ai thotë se më pas kur kontraktuesi kishte shkuar për të larguar logon e NATO-s kishte marrë edhe një tjetër telefonatë nga KFOR-i që të shkonte në vendngjarje.
“E kam thirrë këtë kontraktuesin, i thashë shko heke NATO-n edhe qite flamurin e UÇK-së, kur ka shku ai atje më kanë thirrë prapë në telefon, a mundesh me ardhë deri në vend të ngjarjes, kam shku. Kur jam shku në vend të ngjarjes më tha komandanti KFOR-it, Kastriot kanë ndryshu rrethanat, më tha unë marr urdhra prej eprorëve të mi, pranon duhet me e hek krejt komplet”, rrëfen Kastrioti.
Sipas tij më pas i është kërkuar edhe që panon të heqë vetë ai, mirëpo ai nuk ka pranuar dhe për këtë ka kërkuar nga komandanti i KFOR-it një vendim të shkruar të një intrituoni se pse pengon dhe pse duhet të largohet ajo pano.
Ai për këtë u mor edhe në stacionin e policisë ku dha një deklaratë e që thekson se gjatë kësaj kohe i është rrëzuar panoja nga objekti ku ishte vendosur.
“Pra ka qenë komandanti i KFOR-t i bazës në Deçan. Ju thashë ju më kërkuat me largu vetëm logon e NATO-s një herë, tha po ajo ke kërkesa por tash kërkesa është me e largu krejt, për shkak se mundet me qenë provokim. Edhe bile më tha duhesh me e hek ti. I thashë unë se heki këta kurrë edhe po të lajmëroj që edhe nëse ma hek sot unë nesër kam me qit prapë, përndryshe nëse ke naj letër ose diçka bazë ligjore në bazë të çfarë po don me e largu atëherë jemi në rregull, përndryshe duhet me thirrë prokurorin në vend të ngjarjes me ardhë këtu. Edhe masanej qaty insistojshin ata që me e hek unë vetë ata. Unë nuk pranova kurqysh edhe mu më morën në polici me jep një deklaratë edhe gjatë qasaj kohe ma kishin pas rrëzu krejt”, tregon Hulaj.
Por pse iu largua kjo pano, cili ishte arsyeja që i dhanë?
“Arsyetimi i vetëm u kon për shkak të tensioneve në veri, po tash unë s’po kuptoj çfarë tensionesh muna me bo unë në veri për një pano të UÇK-së, koka tension i madh, pasna ba diçka shumë të rand a p.sh. në Gjakovë atje si u kthyn serbët me jetu atje, e janë disa masakra të bame e nanat i kanë fëmijët e vetë të pagjetur ai nuk qenka provokim e koka provokim kjo e imja që kam vendos me qit një foto që s’është vepra jem e parë që e kam bërë unë këtë a po kupton. E kom qit para tre viteve në qendër të Deçanit me të madhe shenjat e UÇK-së, ajo qëndron aty. Kam bërë një projekt gjigant qytetarët e Deçanit e dinë një farë bjeshke Suka e Baballoqit me e qitë shumë gjigande. Ajo është shumë e madhe me ndriçim ato s’mu kanë largu po kjo që qenka vendos në kohën jo të duhur edhe po krijon tensione më thanë”, rrëfen ai.
Ndërsa në vend ngjarje përveç zyrtarëve të KFOR-it, komandantit dhe policisë së Kosovës gjendej edhe kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...