Lajme

Kastrati për foton e postuar nga Kurti: Ballkoni i turpit – nuk ju ka mbetur gjë veç me bë hajgare

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 11 July 2023

Ardian Kastrati, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës e ka quajtur “ballkonin e turpit“, fotografinë e postuar nga Albin Kurti në ”ballkonin e Qeverisë“, ku bashkë me të është edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjuca, minsitrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeminsitri, Besnik Bislimi.

Deputeti i PDK-së, tha se akterëve në fotografi nuk iu ka mbetur asgjë përpos të tallen e të bëjnë hajgare.

Ai përmendi ”një dokument strategjik“ që thotë ta ketë përpiluar edhe Kurti, ku sipas tij ”duhet të shpërndajnë sa më shumë thashetheme“.

-Advertisement-

”Çka ju ka mbetur tjetër përpos këtyre ironizimeve me bë hajgare. A e keni pa atë dokumentin strategjik të merremi me thashetheme sepse 40 për qind janë analfabetë. Kjo fotografi tregon banalitetin që kanë dalur këta bukuroshat“, tha Kastrati te DPT te Fidani në T7, të martën.

Sipas tij në atë ballkon është dashur të diksutohen shumë çështje në interes të Kosovës, e jo të bëhet hajgare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera