Lajme

Kasanof përfundon takimet me Osmanin e Kurtin, s’deklarohet për media

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 10 October 2024

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka përfunduar takimet e ndara me presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve, Kasanof nuk është deklaruar për media.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit me presidenten Osmani, u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për përmbushjen e synimeve të përbashkëta strategjike.

“Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.

-Advertisement-

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga Presidentja Osmani”, thuhet në njoftim.

Një nga temat kryesore të diskutuara ishte anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit.

Në takimin me Kasanof, Presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet më tej në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera