Kardifi vendos “Topin e Artë”
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 11 May 2017
Finalja e Ligës së Kampioneve të këtij sezoni mes Juventusit dhe Realit të Madridit do të jetë një betejë edhe për trofeun e “Topit të Artë”, pasi në garë janë pikërisht Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.
Në një vit kur nuk ka aktivitete të skuadrave përfaqësuese, do të jetë pikërisht ky kompeticion që do të vendosë shumë përsa i përket çmimit individual më të lakmuar nga futbollistët.
Në historinë e “Topit të Artë”, vetëm në një rast ka rezultuar ta fitojë një portier dhe ai ishte Lev Yashin, “Merimanga e zezë” e Rusisë, në vitin 1963. Këtë vit është Buffon ai që do të pretendojë ta fitojë këtë trofe dhe suksesi në finalen e 3 qershorit në Kardif mund t’ia bëjë këtë dhuratë. Për më tepër, fitorja e “Topit të Artë” do të ishte edhe një shpërblim për karrierën e tij fantastike. Luan në Serinë A prej 21 vitesh, duke kaluar kuotën e 1000 ndeshjeve zyrtare. 150 ndeshje i ka luajtur në Kupat e Evropës, nga të cilat 101 në Ligën e Kampioneve, pa harruar këtu të përmendim edhe trofetë e fituar. Ajo që mbështet kandidaturën e Buffon është pikërisht “France Football”. E përjavshmja transalpine e ka përfshirë 39-vjeçarin në listën e rivalëve të mundshëm të Ronaldos, i cili nga ana e tij ka fituar 4 herë “Topin e Artë” dhe tani kërkon të pestin, për të barazuar rivalin e tij, Lionel Messin.
Dhe portugezi ka treguar se kur duhet të fitojë me çdo kusht një trofe kolektiv për të arritur tek ai individual, ia ka dalë gjithnjë mbanë.
Të tjera
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...
-
Albin Kurti mban konferencë për media
Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministr...
-
Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes
Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim D...