Lajme

Kaq spitale private kanë aplikuar për licencë për COVID-19, ministria tregon kur mund të fillojnë testimet

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 05 August 2020

103 Institucione Private Shëndetësore (IPSH), kanë aplikuar për shërbimin e testimit për Koronavirus, teksa dje ka filluar shqyrtimi i aplikacioneve të tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse, ende nuk ka një datë të saktë se kur këto spitale-laboratore private, mund të nisin me testime, nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), i kanë thënë Gazetës Insajderi, se ka IPSH që kanë aplikuar për licencim për testime serologjike e po ashtu edhe për testime molekulare (PCR).

“Dje ka filluar procesi i shqyrtimit te aplikacioneve të Institucioneve Private Shëndetësore që kanë aplikuar për licencimin e shërbimit të testimit për SARS-COV-2 (Covid-19). Numri i institucioneve që kanë aplikuar për licencimin e shërbimeve të testimit për SARS COv 2 është 103. Ka IPSH që kanë aplikuar për licencim për testime serologjike, por edhe për testime molekulare (PCR)”, kanë thënë nga MSH për Insajderin.

-Advertisement-

Sipas ministrisë, do të licencohen vetëm ato institucione të cilat i plotësojnë kriteret e përcaktuara në dy udhëzime administrative.

Ndërsa Institucionet Private Shëndetësore që mund të bëjnë teste janë: Ambulance specialistike e Alerologjisë dhe Imunologjisë Klinike, Laboratori Biokimi Hematologjik dhe Laboratori i Mikrobilogjisë Molekulare Mjekësore.

“Institucionet mund te fillojnë sapo te jete kryer procesi i shqyrtimit te aplikacioneve dhe licencimi. Shpresojmë sa më parë”, kanë thënë shkurt nga MSH.

Që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars, në Kosovë me COVID-19 kanë rezultuar pozitiv 9.274 persona nga 38.342 të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera