Lajme

Kaq persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 02 December 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 14 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste, Prishtinë 2 raste, Gjilan 2 raste, Prizren 1 rast, Gjakovë 1 rast, Kamenicë 1 rast, Istog 1 rast, Suharekë 1 rast, Mitrovicë 1 rast dhe Viti 1 rast”,thuhet në njoftimin IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera