Lajme

Kaq persona humbën jetën në një sulm në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 15 March 2022

Një sulm kundër një kulle televizive pranë qytetit të Rivne në veriperëndim të Ukrainës të hënën vrau të paktën 19 persona dhe plagosi nëntë të tjerë, shkruan CNN, raporton Gazeta Infokus.

Sipas CNN, këtë e tha të martën kreu i administratës rajonale të Rivne, Vitalii Koval.

“Misioni i shpëtimit është ende duke u zhvilluar dhe nga ora 08:30 [e martë] kemi 19 të vdekur dhe nëntë të plagosur. Vazhdojmë pastrimin e mbeturinave. Ky nuk është një numër përfundimtar, na duhen disa orë të tjera për të pastruar të gjithë zonën. “tha ai.

-Advertisement-

Siç raporton CNN, kulla u godit në orën 5:20 të mëngjesit me orën lokale të së hënës dhe autoritetet fillimisht nuk kishin raportuar për viktima nga sulmi.

Pavarësisht goditjes, Koval tha se transmetimi i radios dhe televizionit ka vazhduar në rajon.

“Tani kemi akses të lirë në transmetimet satelitore në të gjithë rajonin e Rivne. Ne kemi rivendosur sinjalin e transmetimit në rrjetin kabllor,” tha ai.

Kulla të shumta televizive në të gjithë Ukrainën janë shënjestruar nga forcat ruse javët e fundit, duke përfshirë në Kiev, Kharkiv dhe Vynarivka në rajonin e Kievit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera