Kapiteni legjendar Lorik Cana, komenton shortin e Shqipërisë dhe Kosovës në Botëror

Autori: Gazeta inFokus
23:35 | 07 December 2020
Një short i vështirë ka rezultuar ai i kualifikueseve për Botërorin e ardhshëm për Shqipërinë dhe Kosovën. Në një grup me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë prerja e një bilete për në Katar duket një mision që nuk mund të arrihet lehtë. Shorti nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Në një intervistë për “Supersport”, ish-mbrojtësi i kuqezinjve shprehet se grupi është i vështirë, por pavarësisht kësaj vendi i dytë nuk do të ishte një utopi dhe mund të arrihet. Cana vlerëson organikën e ekipit tonë kombëtar dhe sipas tij mjafton dëshira e madhe dhe pjekuria e lojtarëve për të kërkuar realizimin e një ëndrre, ashtu sikurse ndodhi në Euro 2016, transmeton “sportekspres”.
“Utopike nuk do ishte vendi i dytë, e kemi treguar se kemi mundësi për të bërë gjëra të mira. Kemi bërë mirë edhe në raste më të vështira. Është një grup i vështirë, pasi tre ekipet e vazove të para janë ndër më të mirat. Anglia dihet çfarë kombëtare është, Polonia mbetet një siguri, ka një lider si Lewandowski, i cili po bën shumë mirë dhe po udhëheq skuadrën. Hungaria ka arritur të kualifikohet në Evropian, po gjen një rilindje, po i dalin disa yje. Nuk do të jetë e lehtë. Nëse kalojmë Poloninë ose Hungarinë, do të ishte fantastike. Vendi i dytë do ishte një gjë tepër e mirë, por do të jetë e vështirë.
Besim duhet të kemi, mund të kemi. Kemi disa lojtarë që kanë arritur një lloj pjekurie. Po shohim lojtarë të rinj, po bëhen të mirë dhe po afirmohen në klube të mëdha. Përbërje ka, por duhet të formojmë një brum prej 25-26 lojtarësh, për t’u fokusuar pastaj drejt rezultatit.Kemi mundësitë tona të mirë të bëjmë shumë mirë. Nuk e di sa mund të pretendojmë kualifikim, por me dëshirë të madhe, me lojtarët që duhet të sjellin përvojën e tyre në klubet ku luajnë, dhe me një pjekuri që duhet ta tregojmë në momentet e para, kemi mundësi për të bërë shumë mirë.
Ne qëlluam në një moment ku kishte disa vite që ishte formuar grupi. Ishte grupi i duhur, në krye erdhi një trajner që u përshtat mirë dhe i mori më të mirën grupit. Ekipi kombëtar u shndërrua në një simbol bashkues dhe në simbol i zërit të shqiptarëve.Pjesa teknike dhe cilësore është kryesorja, por dëshira për të përfaqësuar gjithë kombin tonë, na dha një stimul për të arritur diçka historike. Lojtarëve të sotëm i duhet pak kohë për të arritur një mentalitet fituesi, por është ulur pak mbështetja e masës për ekipin kombëtar. Normale, Kosova ka rrugëtimin e vet, kombëtarja nuk merr burimin e plotë të lojtarëve, edhe pse po vijnë lojtarë shumë të mirë, të rinj dhe cilësorë, te Shqipëria dhe Kosova. Duhet t’i menaxhojmë dhe t’u japim mentalitetin e duhur, që të japin më të mirën në kombëtare dhe klubet e tyre.

Të tjera
-
Sala Jashari e vazhdoi seancën me deputetët e ish-opozitës
Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, sot e vazhdoi seancën me deputetët...
-
Ramadani: A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka pyetur nëse ka persona në VV-s...
-
Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e minatorëve dhe familjen e madhe t...
-
Dështoi 43 herë, Haxhiu sërish me akuza për opozitën
Pas dështimit të 43-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandid...
-
Situatë e rënduar në Teksas – të paktën 81 të vdekur e mbi 40 të tjerë të zhdukur
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të ...
-
Peci pyetet se pse edhe OJQ-të e Presidentja po e interpretojnë ndryshe nga ta aktgjykimin e Kushtetueses: Është çështje e shijes…
Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci tha se çës...
-
Izmaku e Nisma-s: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku tha se nuk ka pasur asnj...
-
Hasani i PDK-së: Të gjitha partitë janë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka deklaruar se...
-
I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, kanë marrë vendim me të cil...
-
Musliu-Shoshi: “Ushtrojeni detyrën paanshmërisht”, Dehari kërkoi t’i ndalet fjala deputetes së PDK-së
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin...
-
Dështon edhe seanca e 43-të e Kuvendit – turpi politik vazhdon
Për të 43-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë krye...
-
“O mshelni krejt mrena”- Dëgjoni qytetarin si reagon teksa flet Lutfi Haziri flet para fillimit të seancës
Para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lidhj...