Kapet hajni në Gjilan, policia publikon pamjet se çka vodhi ai
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 25 May 2022
Një person me banim në Gjilan ka deklaruar në polici se në shtëpinë e vëllait të tij, të cilën e ka nën mbikëqyrje, persona të panjohur kanë depërtuar me dhunë brenda ku kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, një telefon ”samsung’’, këpucë të ndryshme, atlete sportive dhe sende të tjera.
Njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor i Gjilanit, përmes rrugëve operative ka arritur të sigurojë informata kredibile se ketë vjedhje ka mundur ta ketë kryer i dyshuari A. S. (2001), banues në Gjilan.
“Me urdhër të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake për krime të përgjithshme dhe në bashkëveprim me prokurorin e shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, më datën 24 maj 2022 është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmi të cilat ndërlidhen me rastin e lartshënuar si: atletet sportive dhe disa vegla të punës, orë dore dhe gjësende të tjera. Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa gjësende të tjera të cilat dyshohet se ndërlidhen me disa raste të vjedhjeve të rënda të cilat raste janë nën hetime aktive”, njofton policia.
Me vendim të lëshuar nga prokurori i çështjes, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar.



T� tjera
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...

































