Sport

Kaosi në “Monumental”, trofeu largohet me taksi nga stadiumi

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 26 November 2018

Trofeu i Kupës së Libertadores duhej të ngrihej nga njëra prej dy skuadrave argjentinase, River Plate ose Boca Juniors, por ndryshe nga pritshmëritë, është larguar me taksi nga stadiumi “Monumental”.

Pas incidenteve që ndodhën në vigjilje të ndeshjes ditën e djeshme, kur u sulmua me gurë dhe gaz lotsjellës autobusi i skuadrës së Boca Juniorsit, ndeshja u shty në disa orare të ndryshme, derisa pasditen e sotme u vendos përfundimisht që të mos luhej.

CONMEBOL njoftoi se të martën do të mblidhen me drejtuesit e të dy klubeve, për të vendosur një datë tjetër për të luajtur finalen e dytë të Kupës së Libertadores, ndërsa trofeu u mor me taksi dhe u largua nga stadiumi, në pritje për t’u rikthyer sërish aty, kur të luhet ndeshja.

-Advertisement-

Kujtojmë që nga sulmi ndaj autobusit të Boca Juniorsit u plagosën disa lojtarë, përfshi këtu edhe Carlos Tevezin, ndërsa ishin pikërisht drejtuesit e “Gjenovezëve” që këmbëngulën për shtyrjen e ndeshjes.

Finalja e parë mes këtyre dy skuadrave u luajt në stadiumin “Bombonera” 14 ditë më parë dhe përfundoi në barazim 2-2, duke lënë të hapur diskutimin për ekipin që do të pushtojë kontinentin, duke ngritur lart Kupën e Libertadores.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera