Sport

Kaos në kampin argjentinas, lojtarët vendosin kush luan kundër Nigerisë

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 24 June 2018

Kampi i Argjentinës në Kupën e Botës është në kaos të madh nga e shtuna mbrëma. Trajneri Jorge Sampaoli do të vazhdojë të mbetet trajner përkundër se më nuk e ka pushtetin në dorë para ndeshjes jetësore kundër Nigerisë të martën mbrëma.

Brazimi 1-1 ndaj Islandës e më pas humbja 3-0 nga Kroacia ka bërë që lojtarët kryesorë të ngrihen kundër Sampaolit duke iu ndihmës trajnerit të Argjentinës, Jorge Burruchaga.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986, Ricardo Giusti, ka pohuar se ka folur me Burruchagan, duke insistuar se ky i fundit e ka pranuar se lojtarët do të konsultohen se kush duhet të luajë në ndeshjen e fundit kundër Nigerisë.

“Lojtarët do ta vendosin formacionin, është fakt. Nëse Sampaoli dëshiron të ulet në stol, mund ta bëjë. Nëse jo, s’ka problem”, tha Giusti.

-Advertisement-

Raportohet se Sampaoli ka biseduar gjatë me presidentin e Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, të shtunën vonë, por duket se do ta mbajë postin, ama duke i marr parasysh shqetësimet e lojtarëve.

Lionel Messi dhe Javier Mascherano, si lojtarët më të vjetër në ekip, do të konsultohen për ta ringjallur ekipin argjentinas, i cili duhet patjetër të fitojë ndaj Nigerisë për ta zënë vendin e dytë në grup, duke shpresuar se Islanda nuk fiton ndaj Kroacisë dhe Argjentina ka gol dallim më të mirë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera