Kaos me vuvuzela në Kuvendin e Serbisë, e përmendin edhe kryeministrin Kurti
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 06 September 2023
Seanca e Kuvendit të Serbisë për ndryshimin e akcizës vazhdoi në të njëjtin ritëm si gjatë zgjedhjes së ministrit të Ekonomisë Slobodan Cvetkoviq. Bllokada opozitare e parlamentit, vuvuzela, pipës e zhurma e tyre çoi kryetarin e Kuvendit, Vladimir Orliq, të reagonte, duke iu thënë opozitarëve se janë për turp dhe hajdutë të dëshmuar.
Derisa anëtarët e Qeverisë së Serbisë po hynin në sallën e Kuvendit, opozita bërtiste hajnat, ndërsa Orliq ia ktheu se nuk ka hajna më të mëdhenj dhe të dëshmuar se opozita.
“Kujt po i bërtisni, kur jo vetëm Serbia, por e gjithë bota e di se nuk ka hajna më të mëdhenj se ju dhe hajdutë të dënuar. Ju po i fryni ato vuvuzela, po goditni pronën e të gjithë qytetarëve të Serbisë, jeni gënjeshtarë të dëshmuar. Brutalë dhe të turpshëm. Me siguri Albin Kurti është i kënaqur, sepse nuk ka pas ndjekës më të mirë se ju”, u tha Orliq opozitës, të cilët po fishkëllenin dhe bënin zhurmë teksa qëndronin para tavolinës së kryetarit të Kuvendit.
Edhe ministrat që u përpoqën të mbroheshin nga zhurmat me kufje, shkruan Danas, raporton Express.
Teksa lexonte amendamentet e propozuara në stilin e komentuesit të futbollit, Orliq herë pas here i thërriste me emër deputetët e opozitës, duke i nderuar me epitete.
Ai po ashtu ka deklaruar se “opozita nuk mund ta mposhtë Vuçiqin askund dhe kurrë dhe duhet të pyesni veten pse është kështu, nëse mundeni”.
Në fund, fjalën e mori ministri serb i Financave, Sinisha Mali, i cili tha se opozita nuk kishte asgjë të zgjuar për të thënë në seancë, por vetëm të “të bëjnë zhurmë dhe të bërtasin.
Videon mund ta shihni në lajmin e Danas.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...