Shëndetësi

Kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë, çaji i zjarrtë që djeg yndyrnat

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 29 April 2020

Nëse i keni vënë mision vetes të keni një trup në formë të shëndetshme, atëherë ju rekomandojmë që në ushqimin tuaj të përfshini edhe një pije të ngrohtë me kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë.

Kjo pije njihet ndryshe si Pija e Zjarrit
Studimet kanë konfirmuar se erëzat si kanella, xhenxhefili dhe arrëmyshku ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt dhe të ndiheni sikur keni ngrënë një ëmbëlsirë. Në këtë mënyrë, do të keni më pak neps. Konsumi i kanellës rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit.

Xhenxhefili është nga ato ushqime efikase për një trup në formë, duke qenë se përmirëson tretjen dhe ju ndihmon të mbani peshën trupore nën kontroll. Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë një pije të nxehtë me xhenxhefil pas një vakti, ndihen më të ngopur. Pija e Zjarrit është shumë e mirë edhe për të qetësuar dhimbjet e stomakut. Ajo përmban edhe mjaltë ndaj rekomandohet kundër kollës gjithashtu. E mira e kësaj pijeje është se përgatitet shumë lehtë.

-Advertisement-

Përgatitja e çajit
Merrni një shkop kanelle. Futeni shkopin në një çajnik me një gotë ujë. Qëroni një copë xhenxhefili rreth 2 cm, priteni në feta dhe shtojeni në çajnik. Zieni shkopinjtë e kanellës dhe xhenxhefilin për 20 minuta. Kullojeni dhe më pas shtoni mjaltin për një ëmbëlsi natyrale. Mjalti nuk duhet hedhur në ujë të nxehtë sepse humbet një pjesë të konsiderueshme të ushqyesve.

Ju mund të zieni sasi të mëdha të këtij çaji dhe ta mbani në frigorifer në kavanozë qelqi që ta pini gjatë javës. Përdorni 3-4 shkopinj kanelle nëse planifikoni të përgatisni çaj për gjithë javën. Nëse dëshironi, çajin e ruajtur në frigorifer mund ta ngrohni sërish ose ta konsumoni të ftohtë pas ushqimit. Kombinimi i këtyre tre përbërësve do ndezë zjarrin brenda jush, thonë ekspertët duke lavdëruar shijen e ëmbël dhe pikante të çajit./AgroWeb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera