Lajme

“Kanë marrë 3 milionë euro”, pjesëtari i Grupit Kumanova i reagon analistit

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 14 April 2022

Pjesëtari i Grupit Kumanova, Rufki Dogani ka reaguar ndaj një shkrimeve të analistit, Nexhat Haziri, i cili deklaroi se ka prova konkrete se individë të grupit kanë pranuar 3 milionë euro.

“Unë Rufki Dogani, si pjesë dhe i dënuar i “Grupit i Kumanoves” publikisht deklaroj se s’kam qenë pjesë e asnjë pazari dhe kurdisje politike që permend z.Haziri, por kam pasur te vetmin qellim bashkimin e trojeve shqipëtare, dhe per këtë jam i dënuar dhe vuaj dënimin në burgjet e RMV”, ka shkruar ai.

Ju sjellim reagimin e plotë nga Facebook-u

-Advertisement-

Ne lidhje me shkrimin e publikuar nga analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri, ne portalin Bota Sot, ne date 12. prill 2022. Unë Rufki Dogan si pjesëtar dhe i dënuar i “Grupit te Kumonaves” e ftoj publikisht qe ne lidhje me deklarimin e tij se ka prova konkrete se individë të caktuar të “Grupit te Kumanovës” kanë pranuar 3 milion euro për kurdisjen e te ashtuquajtures betejë. I publikoj te gjitha provat dhe faktet pasi qe “Grupi i Kumanoves” ka pasur edhe nga ato individë të cilët nuk din asgjë mbi kurdisjet politike dhe pagesat që mund të jenë bërë dhe se sic e citoj ish kryeministri i atëhershëm i RMV Nikolla Gruevski, “ aty (ne ate grup) ka persona qe janë nisur për Shqipëri të Madhe”. E lus publikisht Nexhat Hazirin që në rast se ka prova të atilla ti publikojë sa me shpejt që është e mundur që edhe opinioni i gjerë mbareshqipetar të njoftohen me të gjitha pazaret dhe pisllëqet që janë bërë në kurriz të shqipetarëve. Në të ardhmen kur të permend “Grupin e Kumanoves” mos e permendi ne teresi por individualisht secilin person qe ai mendon se ka qenë pjesë e planit keqdashës edhe te korruptuar të idealit kombetar.

Une Rufki Dogani, si pjesë dhe i denuar i “Grupit i Kumanoves” publikisht deklaroj se s’kam qenë pjesë e asnjë pazari dhe kurdisje politike që permend z.Haziri, por kam pasur te vetmin qellim bashkimin e trojeve shqipëtare, dhe per këtë jam i dënuar dhe vuaj dënimin në burgjet e RMV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera