Lajme

Kandidatja e PDK-së mbron mësuesin në Prizren për foton e nderimit të sulmeve të Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 21 October 2019

Besa Ismaili, Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, e konsideron të drejtë kushtetuese, veprimin e mësuesit në Prizren, i cili fotografoi nxënësit duke i nderuar sulmet ushtarake të Recep Tayyip Erdogan ndaj civilëve kurdë.

Shumë reagime ka nxitur fotografia e një mësuesi të një shkolle në Prizren, në të cilën nxënësit e tij qëndrojnë gatitu, ashtu sic po qëndrojnë në Turqi së fundmi për të nderuar sulmet ushtarake të urdhëruara nga Erdogani ndaj kurdëve.

Por si duket këto reagime e kanë penguar kandidatën për deputete të PDK-së e cila i quan ato “antikushtetuese”.

-Advertisement-

“Seriozisht, a i bie kjo që pjesëtarët e komunitetit turk në Kosovë, mësues e nxënësit , nuk u lejohet të shfaqin flamurin e tyre? Mendoja që kjo është e drejtë kushtetuese, apo nuk është kështu kryetar [i drejtohet kryetarit të Prizrenit, Mutaher Haskuka]”, shkruan Besa Ismaili në Twitter.

Ndërkaq kujtojmë që mësuesi në Prizren ka thënë se nuk ka qenë kërkesë e tij ajo fotografi, por se nxënësit e kanë bërë me vetëdëshirë./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera