Kandidati për President u dërgon një letër informuese ambasadave të Qunitit
Autori: Gazeta inFokus
22:10 | 01 April 2021
Kandidat tashmë i njohur për president të vendit Nehat Idrizi, u është drejtuar me një letër informuese zyrave ndërkombëtare të akredituara në Prishtinë, ose ambasadorëve të pesë shteteve kryesore.
Idrizi, dje, ai u kishte shkruar edhe deputetëve të Kuvendit. Në letrën e tij specifike, Idrizi ka shprehur brengën e tij mbi atë se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit janë afër përfundimit, dhe këtë konstatim, ai e ka mbështetur në Kushtetutën e vendit.
Sipas nenit 86 parag.2 të Kushtetutës, përkufizohet taksatisht çështja se, “zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.”
Duke iu referuar situatës aktuale, Idrizi ka nënvizuar faktin se zhvillimet e fundit politike në vend, debatet dhe qëndrimet e disa faktorëve relevantë, e kanë afirmuar dhe fuqizuar gjithnjë e më shumë synimin e tyre për zgjedhjen e një presidenti jashtë partiak i cili, do të jetë faktor i unitetit.
“Për mendimin tim, ka shkruar në letrën e tij Idrizi, ky synim është objektiv dhe realiste, dhe se kjo nuk po ndodh s’i precedent apo detyrim, por për shkak të rolit dhe të integritetit që ka figura e Presidentit”
“Unë s’i kandidatë për këtë post, vlerësoj se deri më tani nuk është bërë ndonjë lëvizje e duhur konkrete për zgjedhjen e Presidentit. Jemi në afatet e fundit dhe, pas datës 5 prill, zgjedhja e presidentit mund të jetë jo kushtetuese. Vendi, mund të hyjë në një krizë të re politike me pasoja të pariparueshme që tashmë, nuk do të mund ta përkufizonim vetëm ‘s’i një krizë e ardhshme zgjedhore – konstitucionale’. Pasojat, do të shfaqen dhe do të kenë impakte negative ( për shoqërinë dhe vendin), edhe në shumë fusha të tjera”, ka vlerësuar ndër të tjera në letrën e tij Idrizi.
Në fund, Idrizi ua ka bërë me dije ambasadave të Quntit se, s’i kandidat konsensual që është, ka besim që institucionet do t’i respektojnë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe se, bashkërisht, do të punojnë për shmangien e çfarëdo krize eventuale në këtë drejtim.
Të tjera
-
Milaim Zeka publikon fotografinë e Adem Jasharit duke pirë birra
Milaim Zeka ka publikuar sot një fotografi kur shihet Adem Jashari me miq duk...
-
Bajqinovci i drejtohet opozitës: Me mbi 120 gurthyes e keni shndërruar Kosovën në Çernobil
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcit, i ka reaguar opozitës duke thën...
-
Miftaraj propozon ligj që mbron emrin e Adem Jasharit dhe Skënderbeut
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka propozuar ligj të veçan...
-
Edhe ky shtet ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër kor...
-
Emërohet zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri,...
-
Përfaqësues të disa shteteve i shkruajnë Vjosa Osmanin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot telegrame ur...
-
Atifete Jahjaga me mesazh për Shefqet Krasniqin, publikon dy fotografi
Atifete Jahjaga publikon dy fotografi: Në krye të odës dhe në krye të shtetit...
-
‘Gratë e kanë vendin në kuzhinë’ – Qytetarja i kundërpërgjigjet me një fotografi Shefqet Krasniqit
Kaltrina Ibishi një qytetare e Kosovës përmes një postimi në llogarinë e saj ...
-
Zemaj kritikon Arben Vitin për menaxhimin e pandemisë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...
-
“Jam krenar për ty”, Albulena Haxhiu pranon letër mirënjohje nga djali i saj
Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, e priti një dhuratë e bukur, pas nj...
-
Blerta Deliu i përgjigjet Shefqet Krasniqit: E bëra darkën, dola në konferencë, erdha në emision
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i është kundë...
-
“Duhet të kërkojë falje”, edhe hoxhallarët kundër deklaratës së Shefqet Krasniqit për gratë
Hoxhë Shefqet Krasniqi, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, duke komen...