Lajme

Kandidati i VV-së për Mitrovicën e Veriut: I fituam zgjedhjet, do të jem kryetar i të gjithëve

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 23 April 2023

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se ai ka fituar zgjedhjet në këtë komunë.

Zgjedhjet e sotme janë karakterizuar me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve.

Por Atiq thotë se ai do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim.

-Advertisement-

”Kemi dalë si votues i këtyre zgjedhjeve. Faleminderit të gjithë qytetarët. Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë ai.

I pyetur për sfidat që do të përballen me Listën Serbe pasi këta të fundit bojkotuan zgjedhjet, Atiq tha se ”për të gjitha sfidat jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera