Lajme

Kandidati i PDK-së për Zubin Potokun: Uroj që zgjedhjet të pranohen dhe të dalin të suksesshme

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 23 April 2023

Kandidati i PDK-së për komunën e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka votuar në shkollën fillore të mesme të ulët “Osman Rama” në fshatin Çabër.

Zeqiri para mediave ka thënë se pret që zgjedhjet të dalin të suksesshme dhe të pranohen.

“Uroj që këto zgjedhje të dalin të suksesshme dhe me siguri ashtu, si duket procesi po shkon në gjendje të rregullt. Uroj që këto zgjedhje të pranohen dhe të jenë të suksesshme. I kisha bo thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe ta kryejnë obligimin e vet kushtetues”, ka thënë Zeqiri.

-Advertisement-

Ai pret që fluksi i votuesve shqiptarë të rritet.

“Besoj që fluksi i votuesve në këtë qendër do të jetë që tani e tutje. Sa i përket serbëve, dihet presioni, kemi prit edhe presim që edhe ata të dalin”, ka deklaruar tutje ai.

Edhe në Zubin Potok si në komuna të tjera në veri, pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme po vazhdon të jetë e ulët. Në fshatin Çabër kanë votuar mbi 40 qytetarë.

Në Zubin Potok janë 6 mijë e 661 qytetarë me të drejtë vote, teksa kandidat përveç Zeqirit është dhe Flatron Hasani nga Vetëvendosja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera