Sport

Kandidatët për presidentë të Katalunisë me parashikime interesante për El Classico

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 19 December 2017

Ndjenjat e El Clasicos kanë filluar të aktivizohen tek të gjitha shtresat në Spanjë.

Gazeta ‘La Vanguardia’ ka realizuar një lloj parashikimi për El Clasicon e së shtunës ndërmjet kandidatëve për president të Katalonjës që do të zgjedhet dy ditë para El Clasicos, saktësisht më 21 dhjetor, përcjell Albeu.com.

Sipas gazetës katalunase, ish presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont (Junts per Catalunya) dhe dy kandidatët tjerë Oriol Junqueras (ERC) & Miquel Iceta (PSC), kanë parashikuar një fitore prej 1-2 të Barcelonës ndaj Realit në Bernabeu.

-Advertisement-

Ndërsa, Xavier Domènech (Comú-Podem) dhe Carles Riera (CUP), kanë parashikuar gjithashtu fitore për Barcelonën me rezultat 0-3 dhe përkatësisht 2-3.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera