Kanabisi, sekreti i rinimit të trurit
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 19 October 2018
Kanabisi ngadalëson procesin e plakjes së trurit, të paktën tek minjtë, kjo është vërtetuar. Studiuesit shpresojnë për të njëjtin efekt tek njerëzit me demencë. Kanadaja ndërkohë e legalizoi kanabisin.
Kanabisi, deri më tani një drogë me nam të keq, mund të kthehet në një bimë mjekësore të shumëanshme. Si mjet kundër dhimbjeve kanabisi ndërkohë është pranuar. Me gjasë kjo bimë ka efekt edhe tek disa sëmundje psikike dhe mund të ketë madje edhe efektin e rinimit të trurit.
Këtë e thonë studiuesit e Institutit për Psikiatrinë Molekulare në Universitetin e Bonnit pas eksperimenteve me minj. Tek minjtë më të vjetër duken shenja të qarta ndryshimi pas dhënies së një doze të vogël të lëndës përbërëse të kanabisit Tetrahydrocannabinol (THC). Tek ata përmirësohen funksionet e trurit, raportojnë studiuesit në revistën “Nature Medicine”.
Drejtori i Institutit, Andreas Zimmer është optimist, që ky rezultat mund të transferohet edhe tek njerëzit. Për këtë do të fillojë së shpejti një studim klinik me të moshuar në Bonn. Studiuesit duan të dinë, nëse THC ka ndikim në funksionet e trurit të njerëzve me demencë në stadin e parë apo në fillimet e Alzheimer.
Receptorët që kanë qenë objekt studimi, i ashtuquajturi sistemi “Endocannabinoid” si pjesë e sistemit nervor ka efekt ndikues në të gjitha proceset e plakjes. „Aktiviteti i këtij sistemi tek kafshët në moshë zbret, dhe tregohen kështu shenjat tipike të plakjes”, thotë Zimmer. Pasoja janë osteoporoza, lëkura me rrudha, por edhe aftësia e dobësuar e trurit për të mësuar dhe kujtesa. Studiuesit shpresojnë t’i japin kështu „hov” sistemit Endocannabinoid.
Studiuesit iu dhanë minjve të plakur THC. Dhe efekti ishte i dukshëm – minjtë e vjetër nuk dalloheshin më nga të rinjtë. Para dhënies së kanabisit, ata kishin vështirësi të dallonin një mi, me të cilin kishin qenë në kontakt. Në vend të kësaj, ata reagonin me frikë dhe agresivitet. Pas dhënies së THC-së, minjtë e vjetër i dallonin shumë mirë minjtë me të cilët kishin pasur një lloj marrëdhënie, thotë, Andras Bilkei-Gorzo, koleg i Andreas Zimmer.
Studiuesit janë marrë 15 vjet rresht me studimin e receptorëve, ku kanabisi ka pasur ndikimin e tij, në radhë të parë tek minjtë. „Ne njerëzit kemi një sistem „Endocannabinoid” shumë të njëjtë me minjtë.”, thotë Bilkei-Gorzo në bisedë me Deutsche Wellen.
Receptorët janë në sfera të përafërta në tru. Prandaj kanabisi ka gati po të njëjtin efekt tek njerëzit si tek minjtë.” Edhe në Izrael studiuesit janë marrë me hulumtime mbi efektin e kanabisit dhe kanë arritur në përfundime pozitive. Në një azil pleqsh, banorët që kishin probleme me pagjumësinë dhe oreksin morën kanabis. Shumë prej tyre ishin pastaj shumë më aktivë. /DW
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...