Sport

Kampionja Olimpike sot feston ditëlindjen, filloi ditën duke ushtruar

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 09 May 2019

Majlinda Kelmendi lindi më 9 Maj 1991 në Pejë të Kosovës.

Kelmendi filloi të praktikonte sprotin e xhudos në moshën 8-vjeçare në vitin 1999, në qytetin e saj të lindjes në Pejë.

Nga fillimet e saj, trajner e kishte ish-xhudistin Driton Kuka.

-Advertisement-

Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris të Francës. Një vit më vonë, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Marok dhe përfundoi e 9-ta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos në Tokio, Japoni.

Megjithatë, titullin e parë botëror në xhudo, Majlinda e fitoi në vitin 2013 në kampionatin Botëror të Xhudos, i cili u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ajo arriti ta mbrojë titullin botëror edhe në vitin 2014, vit në të cilin Majlinda Kelmendi u shpall xhudistja më e mirë në botë, në të gjitha kategoritë. I njëjti vit, për të solli edhe dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave”, të cilën ia dhuroi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Mirëpo kulmi i karrierës së Majlinda Kelmendit erdhi në vitin 2016, fillimisht pasi e fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi.

Dy muaj pas këtij suksesi, ajo triumfoi me medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Kazan të Rusisë. Derisa Lojërat Olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendin e shndërruan në sportisten më të suksesshme kosovare, pasi fitoi medaljen e artë në xhudo dhe u bë atletja e parë Kosovare që fiton medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike.

Nga aty ajo më nuk u ndal. Disa medalja të arta njëra pas tjetrës.

Ajo është vajza më e njohur dhe më e suksesshmja që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Sot, ka ditëlindjen. Perveq të tjerëve, i ka uruar edhe trajneri i saj Driton Kuka.

“Urime Majlinda rrnofsh edhe 100 vite të tjera.

Kampionja jonë Olimpike sot feston ditëlindjen!

Me punë si gjithmonë edhe sot ??

Majlinda emblema më e mirë Shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë.

E kemi dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar për shpresën për një të ardhme …

Krenar dhe mirënjohës têrë jeten!”, i ka uruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera