Lajme

Kampionia ruse e shahut tenton të helmojë kundërshtaren e saj! Kapet nga kamerat e sigurisë duke i hedhur merkur në…/PAMJE

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 08 August 2024

Një kampione ruse i shahut, e cila tentoi të helmonte një kundërshtare gjatë kampionatit të shahut të Dagestanit, që u mbajt në Makhachkala në fillim të gushtit, po përballet me tre vjet burg.

Pamjet e kapura nga një kamera sigurie tregojnë 40-vjeçaren Amina Abkarova duke hyrë në sallën ku do të mbaheshin lojërat më 2 gusht. Gruaja shihet duke parë disa lista në një stol (që ndoshta tregonte se ku do të ulej kundërshtari i saj) dhe pasi sigurohet që fusha është e pastër, i afrohet një prej tabelave të shahut tashmë të vendosura.

Pasi hodhi një vështrim përreth për t’u siguruar që asnjë nga të paktët në dhomë nuk po e shikonte, ajo nxjerr diçka nga çanta. Më pas ajo shihet teksa derdh një substancë mbi tavolinë dhe pjesët e shahut dhe largohet.

-Advertisement-

Objektivi i Abkarova, sipas mediave ndërkombëtare, ishte 30-vjeçarja Umayganar Osmanova, e cila pasi u ul në tavolinën e shahut shfaqi përkeqësime të shëndetit, gjatë ndeshjes.

Ky veprim i 40-vjeçares doli në dritë pasi një gjyqtar i garave raportoi në polici për gjendjen e çuditshme të Osmanovas, duke bërë që të kontrolloheshin kamerat e sigurisë.

Abkarova më vonë pranoi para autoriteteve se kishte thyer një termometër në tavolinën e shahut të 30-vjeçares dhe kishte derdhur merkur mbi të. Madje, ajo dyshohet se u përpoq të justifikonte aktin e saj duke thënë se Osmanova ishte ajo që nisi sherrin mes tyre, pasi në një turne të mëparshëm kishte ofenduar atë dhe familjen e saj.

“Jam e tronditur nga ajo që ndodhi. Nuk mund t’i kuptoj motivet që e shtynë një shahiste me përvojë si Abakharova të bëjë këtë veprim”, tha ministrja e Sportit e Dagestanit, Sazida Sazidova . “Veprimet e saj mund të kenë një përfundim tragjik, duke kërcënuar jetën e të gjithë konkurrentëve, përfshirë edhe veten.

Abkarova fitoi kampionatin rajonal të shahut të Kaukazit vitin e kaluar dhe punon si trajnere shahu në një shkollë në Makhachkala.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera