Sport

Kampioni i Kosovës merr lajm fantastik para duelit me Malmon

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 30 June 2018

Drita tashmë e di prej kohësh emrin e kundërshtarit për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Malmo nga Suedi do jetë rivali i kampionëve kosovar që do kenë mundësi të hyjnë në afatin kalimtar të transferimeve para këtij dueli.

Përveq që do kenë mundësi të futen në tregun e transferimeve, për këtë ndeshje bardhekaltërit mund të llogarisin në shërbimet e ‘gardianit’ Edvan Bakaj dhe sulmuesit Betim Haxhimusa, të cilët nuk kishin marrë konfirmimin nga ish-klubet e tyre para datës 30 qershor për të ndërruar mjedis.

-Advertisement-

Drita sfidën e parë përballë Malmos do të zhvilloj në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë më 10 ose 11 korrik.

Ndërkohë, dueli i kthimit do të luhet pas një jave në Suedi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera