Fokus

Kamenica bënë gati 30 mijë euro për avokat

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 29 May 2024

Komuna e Kamenicës ka hapur tender për “Shërbime juridike dhe të përfaqësimit për nevojat e Komunës së Kamenicës”.

Sipas tenderit të publikuar në faqen e komunës për këto shërbime vlera e përgjithshme e kontratës nga komuna është paraparë hiq më pak se 30 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Komuna ka nënshkruar tashmë këtë kontratë me grupin e operatorëve ekonomikë ‘Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C dhe ‘Imperium Sh.P.K’

Në detajet e dhënies së kontratë thuhet Vlera e përgjithshme e kontratës është 128.64 euro.

Derisa kohëzgjatja e kontratës është 1 vit apo 12 muaj.

Në njoftimin e kontratës nuk është bërë e qartë se për çfarë rastesh Komuna e Kamenicës ka nevojë për mbrojtje ligjore.

Gazeta Infokus ka provuar që të kontaktojë me zyrtarin e prokurimit, Urim Thaçi si dhe zëdhënësin e komunës për të marrë më shumë detaje mirëpo asnjëri nuk kanë qenë të qasshëm.

/Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera