Lajme

Kallas në Nju Jork do të organizojë një takim mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 18 September 2026

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, më 23 shtator do të organizojë një takim në mes të liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Takimi do të organizohet gjatë sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të SHBA’së.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së nga 20 deri më 24 shtator do të udhëtojë drejt SHBA’së ku nga BE u paralajmëruan “një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, si dhe do të zhvillojë një varg takimesh dypalëshe me partnerë ndërkombëtarë, me synimin për të krijuar aleanca ndërrajonale për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”.

-Advertisement-

Edhe takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor bie në këtë agjendë.

Në SHBA nga Kosova sot është nisur kryeministri Albin Kurti.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy