Sport

Kaka mund të bëjë një rikthim sensacional

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 01 October 2018

Ish-ylli i Real Madridit dhe Milanit Kaka mund të bëj një rikthim sensacional në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Braziliani është pensionuar pas tre sezoneve të kaluara në MLS-në me Orlando City, por kuptohet se po merr seriozisht një ofertë nga Silvio Berlusconi, pronari i ri i Monza 1912.

Berluskoni shiti aksionet e tij në AC Milan në 2017, por është kthyer në futboll, duke u bërë aksionari kryesor te skuadra e Serie C.
Sipas mediave italiane, Berluskoni dëshiron që Kaka të bashkohet me të për të ndihmuar me një shtytje për inkuadrim në Serie B dhe për të ngritur profilin e klubit.

-Advertisement-

Pa dyshim, se nënshkrimi me ish fituesin e Topit të Artë në vitin 2007 patjetër do të ishte një e arritur e madhe për klubin. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera