Sport

Kaka: Milani ishte një ëndërr për mua

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 30 March 2018

AC Milan filloi sezonin e kaluar shumë dobët, por ata dolën nga kjo situat pas arritjes  të legjendës së Milanit, Rino Gattuso, shkruan infokusi.

Trajneri i ri i Milanit ka qenë në gjendje për të ‘kapur’ më të mirën nga shumica e lojtarëve të tij, diçka që trajneri i mëparshëm Vincenzo Montella nuk ishte në gjendje të bëjë.

AC Milan do të ketë  një javë të rëndësishme përpara pasi do të takohet me Juventusin dhe Interin në ditët në vijim.

-Advertisement-

Për skuadrën rossonere ka folur edhe legjenda e Milanit, Ricardo Kaka.

“Kur kam ardhur në Milano në vitin 2003, më dukej një ëndërr.. Unë gjithmonë kam kërkuar që të luaj në një klub të madh evropian, kjo ishte dëshira ime. Ishte një nder për mua për të luajtur për shtatë sezone me klubin kuqezi. Sa herë që shoh ngjyrat  kuq dhe zi, gjithmonë kujtoj gjërat e mëdha që kemi realizuar, unë jam dhe do të jem gjithnjë një Milanist i vërtet”, ka thënë Riki Kaka për Sky Sport.

Kaka luajti për Milanin në mes të 2003 dhe 2009, ku shënoi 70 gola në ligë për klubin rossoneri. Gjatë kohës së tij në Milano, ai fitoi Topin e Artë,  pasi ndihmoi AC Milanin të fitojë Ligën e Kampionëve në 2006-2007. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera