Kajtazi: Shteti është marrë me personin që flet në telefon me ish-shefin e BIA-s
Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 13 September 2023
Gazetari dhe pronari i portalit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi, ka folur për audio-incizimin që ky medium e ka publikuar që pretendon se është në mes të shefit të BIA-s për Kosovë, Bojan Dimiq, dhe një personi tjetër.
Kajtazi tha se personi që Dimiq flet me të nuk është figurë publike, por shton se shteti i Kosovës është marrë me të më herët.
“Shteti është marrë me të më herët, janë marrë organet e sigurisë, të inteligjencës një kohë të gjatë. Do të duhej tash të merrej shumë seriozisht sepse përmbajtja e bisedës është goxha e rëndë”.
“Nuk është person publik, njerëzit e njohin por AKI-ja dhe komplet shteti ynë është i nënshtruar në raport me Prokurorinë në Hagë”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, Kajtazi tha se Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kompetenca që ta hetojë edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“Tash, nën këtë lloj presioni është problem me u marrë edhe me raste të tilla nga frika se mos po ndërhyjnë në procesin në Hagë. Prokuroria është marrë edhe me AKI-në dhe me institucione të tjera të vendit dhe për këtë arsye është goxha e vështirë për t’u marrë me të pikërisht për shkak të mundësisë për hetime apo përndjekje penale që mund të pasojnë nga Prokuroria në Hagë”, tha Kajtazi, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai përmendi edhe një shifër të bashkëpunëtorëve të Serbisë në Kosovë, për të cilën tha se institucionet e vendit në vitin 2013-14 kanë thënë se në periudhën e pasluftës, Serbia i ka rreth 30 mijë bashkëpunëtorë në Kosovë.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...