Lajme

Kajtazi: Ivanoviqi, anëtar i partisë së Millosheviqit – KFOR-i e mbajti përgjegjës për vrasjen e 26 civilëve në luftë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 18 January 2023

Opinionisti, Vehbi Kajtazi, thotë se politikanit i ndjerë serb, Oliver Ivanoviq, ishte pjesë e partisë së Millosheviqit, sipas një raporti nga misioni i KFOR-it të cilin e posedon.

Kajtazi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se sipas të njëjtit raport KFOR-i e mbante përgjegjës Ivanoviqin edhe për vrasjen e 26 civilëve në veriun e Mitrovicës gjatë luftës në Kosovë.

“Sipas dokumenteve që unë i posedojë dokumente këto nga Shërbimi Inteligjent i KFOR-it të cilët kanë bërë hulumtime në terren dhe kanë nxjerr raporte të ndryshme. Portreti që KFOR-I dhe i mbështetur nga raporte tjera të UNMIK-ut flasin se Oliver Ivanoviqi si një serb, anëtar i partisë së Millosheviqit që është aktivizuar qysh nga vitet e 90-ta kundër shqiptarëve në Mitrovicë”, u shpreh Kajtazi.

-Advertisement-

“Raporti thotë se Ivanoviqi ka qenë anëtar i partisë së Millosheviqit, për një kohë të shkurtër Oliver Ivanoviqit kishte spastruar Mitrovicën nga shqiptarët me përgjegjësinë e organeve punuese dhe sportive në fillim të viteve të 90-ta. Me fillim të luftës ai është angazhuar si vullnetar i strukturave të sigurisë të Policisë së Serbisë. Së bashku me vëllaun e tij ai [Oliver Ivanoviq] ka hartuar një listë për likuidimin e intelektualëve dhe civilëve të tjerë shqiptarë në Veri të Mitorivicës”.

“Siç thuhet në dokument, KFOR-i e ka bërë përgjegjës Ivanoviqin për vrasjen e 26 shqiptarëve gjatë luftës” tha Kajtazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera