Kajtazi: Edhe 13 persona do të arrestohen nga Gjykata Speciale, Kurti dhe Haxhiu janë të informuar
Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 03 May 2022
Kajtazi paralajmëron se 13 persona do t’i bashkangjitën të akuzuarve të tjerë, që tashmë janë në Hagë.
Lidhur me aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka reaguar edhe Vehbi Kajtazi, analist i ftuar në emisionin ‘Debat Plus‘ në RTV Dukagjini.
Ne portalin ‘Paparaci’ ka pasur nje mori shkrimesh gjatë dites së sotme, ku në mesin e shkrimeve flitej për zgjerimin e aktakuzës, prej të cilave ka pasur edhe një lajm për arrestimin e mundshëm të 13 personave që ‘së shpejti’ do të duhet të udhëtojnë për në Hagë.
Kajtazi paralajmëron se këta persona, duke mos dhënë emra, do t’i bashkëngjiten të akuzuarve të tjerë, që tashmë janë në Hagë.
‘’Po flitet për 13 persona, ku shumica prej tyre janë eprorë të lartë të UÇK-së, të cilët priten t’i bashkohen të akuzuarve të tjerë që janë në Hagë, e këtu po flasim për katër persona: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin’’, ka thënë Kajtazi.
Ai ndër të tjerash shtoi se ky ‘aksion’ do të ndodhë shumë shpejt, brenda këtij muaji, si dhe autoritetet e Kosovës janë në dijeni për këtë.
‘’Kjo pritet te ndodhë shumë shpejt, pra, brenda këtij muaji do të ketë arrestime të 13 personave tjerë, për t’i dërguar në Hagë. Autoritet e Kosovës janë të informuar për këtë gjë, si kryeministri Kurti, ashtu edhe ministrja e drejtësisë, Haxhiu. Autoritetet janë të informuar rreth kësaj çështjeje, jo rreth emrave apo personave, por vetëm për aksionin, pasi në fund të fundit, duhet të krijohet një rend që të mos ketë ndonjë incident apo të themi trazira’’, shtoi tutje Kajtazi.
Ndërsa, sa i përket komunikimit të kryeministrit Kurti me avokatët e të akuzuarve në Hagë, ai e quajti totalisht të pakuptimtë, e sidomos përmes video-linkut, duke kujtuar se ishte kryeministri Kurti, ai që i kishte thënë Thaçit të shkojë në Hagë.
Të tjera
-
Konjufca për dialogun: Është në qorrsokak prej të cilit s’po shoh dalje – Banjska ishte gozhda e fundit në ạrkivol
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet ...
-
Haradinaj kritikon Osmanin për paraqitjen e fundit televizive: Presidente koti, sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet
Kryetari i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se preside...
-
Trepça në krizë të prodhimit
Kombinati metalurgjik Trepça nuk ka arritur deri më tash të prodhojë as gjysm...
-
Vdẹs policja, Havë Blakaj
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtarja policore, H...
-
Komuna e Prishtinës: IHMK ka paralajmëruar reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, tregoni kujdes të shtuar
Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i...
-
Kurti vazhdon takimet në Ballkonin e Hapur, sot priti drejtuesit e Komunës së Leposaviqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me kryetarët e komun...
-
IKSHPK: 4 raste të `Etheve të Nilit Perëndimor` në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në K...
-
Nis mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror
Ka nisur mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror. Në mbledhjen e sot...
-
BE heq nga lista e sanksioneve ruse nënën e ish-kreut të Wagner dhe djalin e një oligarku
Ambasadorë të Bashkimit Evropian pritet të largojnë këtë javë nga lista e san...
-
Pesha e rëndë e librave, çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët
Pesë kg peshoi çanta e Xhoanës me vetëm 3 libra vitin e kaluar. Me nisjen e v...
-
Haradinaj për Osmanin: Presidente koti, doli për ta hequr përgjegjësinë nga vetja sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se presidentja po bën “përpjekje të mj...
-
Kurti: Albanologjia, dije luftarake për të drejta të shqiptarëve në Ballkan
Kryeministri Albin Kurti në hapjen e konferencës “Java e Albanologjisë”, ka t...