Shëndetësi

Kafeja nuk është e rrezikshme për zemrën tuaj

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 13 May 2019

Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj, derisa e pini në një masë.

Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, pirja e më shumë se gjashtë filxhaneve kafe në ditë, rreziku nga ajo sëmundje rritet më 22 për qind, njofton Klan Kosova.

Pra nëse jeni adhurues i kafesë, mund ta konsumoni aq sa ju keni dëshirë por të kaloni këtë sasi nuk është një ide e mirë.

-Advertisement-

Të gjeturat e fundit theksojnë shifrat e vogla të ndikimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një kafe mesatare amerikane arrin në 1.6 gota në ditë, krahasuar me tetë në Finlandë.

Finlandën madje e kanë cilësuar si shteti i kafeneve të botës sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë.

Por hulumtimi gërmon në një debat rreth pragut para se kafeina të bëhet e rrezikshme, pas një vrulli vdekjesh të lidhura me marrjen jashtëzakonisht të lartë të kafeinës dhe hulumtimet që sugjeruan gjashtë gota mund të jenë mbrojtëse për zemrën tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera